Ne të nënshkruarit, studentë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, kërkojmë që mbrojtja e diplomës në Fakultetin tonë, në të gjitha degët, të bëhet me tezë diplome. Kërkesa jonë bazohet në nenin 60 të rregullores së Universitetit të Tiranës në të cilën shprehet qartë, që mbrojtja e diplomës bëhet vetëm me tezë.
Neni 60: “Për fitimin e diplomave së nivelit të dytë DND, MNP dhe diplomës së integruar të nivelit të dytë DIND, parashikohet përgatitja e një teze diplome, të përpunuar në mënyrë krijuese e të pavarur nga studenti.”
Përgatija e një teme apo punimi shkencor është një eksperiencë që çdo student duhet ta ketë përpara se të përfundojë studimet. Fakulteti i Mjekësisë ka dy vjet që nuk respekton zbatimin e rregullores së UT, duke penguar përgjatë kësaj kohe, studentët e këtij fakulteti, të mbronin diplomën më tezë.
Në bazë të të dhënave zyrtare të këtij Fakulteti, raporti pedagog student është afërsisht 1 me 8, çka do të thotë që krahasuar me nr. e studentëve që arrijnë të mbrojnë në kohë diplomën në përfundim të viteve të studimit, ky raport është afërsisht 1 me 1.Pra janë të gjitha mundësitë reale për zbatimin e kësaj pike të rregullores.
Kërkojmë veçse zbatimin e një rregullore tashmë të miratuar prej Senatit të Universistetit të Tiranës!